Postuar: Qershor 15, 2026 | 20:38
49 gjuajtje dhe 2500 pasime, goli në Botëror shndërrohet në makth për Spanjën
Spanja po kalon një periudhë zhgënjyese në Kupën e Botës për sa i përket finalizimit. Që nga goli i fundit i shënuar ndaj Japonisë në vitin 2022, spanjollët kanë realizuar 49 goditje dhe kanë kompletuar mbi 2,500 pasime pa gjetur rrugën e rrjetës.

Dominimi në zotërimin e topit nuk është shndërruar në efikasitet para portës kundërshtare. Kjo statistikë nxjerr në pah problemet e skuadrës në momentet vendimtare të sulmit. Për një ekip me traditën dhe cilësinë e Spanjës, mungesa e golave mbetet një alarm serioz.
PANORAMASPORT.AL













