Kimish karikon “panzerat”: Të bëjmë Gjermaninë krenare sërish
Xhoshua Kimish po kërkon të rikthej pak krenarinë kombëtare për fanellën e katër herë kampionëve të botës këtë verë. “Ky është objektivi ynë më i madh. Ne e dimë se po përfaqësojmë gjithë vendin tonë këtu,” tha Kimish në një intervistë.

“E ndien menjëherë se të luash një turne të madh për Gjermaninë është krejtësisht ndryshe nga çdo gjë tjetër. Ne kemi një mundësi të madhe për të krijuar emocion dhe gëzim në Gjermani. Si kapiten, roli im është bërë pak më i veçantë,” shtoi ai. Duke folur për grupin e lojtarëve të bashkuar nga trajneri Julian Nagelsman, 31 vjeçari shprehu besim të plotë.
“Nëse japim maksimumin, luajmë me zemër, pasion dhe vendosmëri, mund të arrijmë ta transmetojmë atë energji te i gjithë vendi dhe të krijojmë një ndikim të ngjashëm me atë të Kupës së Botës 2006.
PANORAMASPORT.AL













