LIVE BELGJIKË-EGJIPT/ Starton sfida mes dy ekipeve që duan kreun, De Bryjne dhe De Ketelare sfidojnë Salah e Marmush
Ndeshja e sotme mes Belgjikës dhe Egjiptit do të ketë një rëndësi të madhe për fatin e Grupit G të Botërorit, pasi këto pritet të jenë ekipet që do të luftojnë për kreun e tij.

Belgët duan të marrin maksimumin nga ajo që mund të jetë eksperienca e fundit e madhe për “brezin e artë” me emra si Kurtua e De Bryjnë ne fushë. Ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Egjiptin me Mohamed Salah, i cili do të mbështetet nga ylli i ri Marmush.
LIVE BELGJIKË – EGJIPT 0-0
FORMACIONET ZYRTARE
BELGJIKË (4-2-3-1): Kurtua; Munie, Ngoj, Meshele, Kastanj; Onana, Tielemans; Doku, De Bryjne, Trosard; De Ketelare.
Trajner: Rudi Garsia
EGJIPT (4-2-3-1): Shobeir; Hani, Ibrahim, Fathi, Abul-Fetuh; Lashin, Atia; Salah, Ashur, Ziko; Marmush.
Trajner: Hosam Hasan

PANORAMASPORT.AL













