ZYRTARE/ Vllaznia blindon mesfushën në prag të Europës, mesfushori 30-vjeçar rikthehet për… titullin kampion
Tashmë është zyrtare, Herald Marku rikthehet te Vllaznia. Mesfushori 30-vjeçar firmosi sot me kuqeblutë dhe do të jetë pjesë e shkodranëve për sezonin 2026-2026. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare.

Marku ishte pjesë e Flamurtarit në dy sezonet e fundit. Në Shkodër ndërkohë e ka rikthim për herë të dytë.
Plot 117 ndeshje regjistron Marku me fanellën kuqeblu. Gjatë asaj kohe shënonte 13 gola dhe asistonte tetë të tjerë.
Te Flamurtari ndërkohë mbylli një sezon të vështirë. Vlonjatët nuk ia dolën të mbijetonin në elitën e futbollit shqiptar, duke rënë në Kategorinë e Parë, ku do të militojnë në sezonin e ri.
NJOFTIMI ZYRTAR I VLLAZNISË:
Një rikthim në shtëpi.
Një emër që e njeh mirë peshën e kësaj fanelle.
Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026–2027, aty ku 5 vite më parë ngriti Kupën me ngjyrat kuq e blu.
Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Herald!
PANORAMASPORT.AL













