ZYRTARE/ Firmosi deri në vitin 2029 pas kërkesës së Shehit, Prishtina krenohet: Një nga lojtarët e rëndësishëm të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 20:58

ZYRTARE/ Firmosi deri në vitin 2029 pas kërkesës së Shehit, Prishtina krenohet: Një nga lojtarët e rëndësishëm të Tiranës

Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar kthimin “në shtëpi” të mbrojtësit Diar Halili, duke mbyllur huazimin e tij në radhët e Tiranës. Futbollisti iu bashkua bardhebluve në janar, duke dhuruar paraqitje pozitive me ta.

halili

Por me largimin e Orges Shehit te Prishtina, trajneri ka kërkuar që të ketë në dispozicion mbrojtësin dhe kryeqytetasit i kanë plotësuar dëshirën. Jo vetëm kaq, por lojtarit i është rinovuar kontrata.

“Diar Halili vazhdon me FC Prishtinën deri në vitin 2029.

FC Prishtina njofton se Diar Halili ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Pas periudhës së huazimit te Tirana gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, Halili rikthehet në skuadër më i përgatitur dhe me përvojë të vlefshme të fituar në Superligën e Shqipërisë. Me fanellën e Tiranës, ai regjistroi paraqitje pozitive dhe u shndërrua në një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit në objektivat e tij gjatë kampionatit.

22-vjeçari tregoi pjekuri dhe siguri në repartin defensiv, duke konfirmuar potencialin e tij si një prej mbrojtësve më premtues të klubit. Vazhdimi i bashkëpunimit deri në vitin 2029 është dëshmi e besimit që FC Prishtina ka në cilësitë dhe zhvillimin e tij.

FC Prishtina i uron Diarit shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje të mira me fanellën bardhekaltër”, shkrihej në njoftimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL