Shkëlqeu ndaj Brazilit/ Ajoub Bouadi, mrekullia marokene që po i magjeps të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 21:42

Shkëlqeu ndaj Brazilit/ Ajoub Bouadi, mrekullia marokene që po i magjeps të gjithë

Kush është Ajoub Bouadi dhe si luan ai me Marokun. Pas ndeshjes kundër Brazilit të gjithë këtë pyetje i kanë bërë vetes, kush është Ajoub Bouadi, ai ka mrekulluar të gjithë.

BOUADI

“Ky djalë, Bouadi më bëri shumë përshtypje. Si luan djali! Vetëm 18 vjeç dhe shumë futboll. Ai ishte kudo në fushë, duke lëvizur, duke krijuar lojëra, duke i ndarë gjërat. Nëse vazhdon kështu, ky djalë do të shkojë larg”, tha Romario. Në të vërtetë, në debutimin e tij në një Kupë Bote – ishte ndeshja e tij e tretë me ‘Atlas Lions’ – ai ishte i gjithëpranishëm. Askush nuk vrapoi më shumë (11.87 kilometra).

PANORAMASPORT.AL