Dinamo nis zyrtarizimet për të vazhduar projektin me Dajën, konfirmon një nga afrimet më të rëndësishme
Ashtu siç pritej, klubi i Dinamos ka nisur të zyrtarizojë firmat me futbollistët kryesorë që kanë qenë pjesë e bluve në edicionet e fundit. Blutë kanë gjetur prej kohësh akordin me shumë prej lojtarëve kryesorë, por tashmë edhe kanë hedhur firmat në kontratat e reja.

I pari i zyrtarizuar për rinovimin e tij, ka qenë kapiteni Bruno Dita, një nga elementët më cilësorë në dispozicion të trajnerit Daja. Ai ka vendosur që të zgjatë bashkëpunimin me klubin kryeqytetas edhe për një tjetër edicion.
“Kemi kënaqësinë të bëjmë me dije se Bruno Dita ka rinovuar kontratën me klubin tonë.
Pas marrëveshjes me presidentin Adrian Bardhi, kapiteni mbetet dinamovit. Ai do të vazhdojë të kontribuojë për fanellën blu me eksperiencën e tij të gjatë, me qëllimin e vetëm për t’i çuar 18 herë kampionët e vendit drejt trofeve të tjerë.
Bashkë më të fortë!”, shkruhej në njoftimin e Dinamos.
PANORAMASPORT.AL













