Durrsakët në lëvizje/ Portieri largohet nga Teuta, Tetova kërkon grup të kompletuar
Arlis Shala mbyll aventurën në Durrës, klubi nis lëvizjet për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri. Teuta vijon të lëvizë në heshtje në prag të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri dhe pas afrimit të parë zyrtar, në kampin durrsak regjistrohet edhe një tjetër largim. “Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit se portieri Arlis Shala nuk do të jetë më pjesë e “Djemve të Detit”, duke mbyllur përfundimisht eksperiencën e tij me skuadrën bregdetare.

Vendimi është marrë pas një periudhe refl ektimi nga të dyja palët dhe lidhet kryesisht me mungesën e hapësirave gjatë sezonit të fundit. Portieri nuk arriti të sigurojë minutat që priste dhe në këto kushte u pa si zgjidhja më e mirë mbyllja e bashkëpunimit.
Ndarja është bërë me mirëkuptim të plotë, ndërsa futbollisti ka marrë dokumentacionin përkatës dhe tashmë është lojtar i lirë në treg. Në ditët në vijim pritet të shqyrtojë alternativat e reja për vazhdimin e karrierës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të mbetet pjesë e kampionatit shqiptar. Shala largohet duke falënderuar ambientin e klubit, stafi n dhe shokët e skuadrës.
SINJAL PËR NDRYSHIME – Me këtë lëvizje, Teuta regjistron largimin e dytë në këtë merkato dhe sinjalet tregojnë se në javët në vazhdim mund të ketë të tjera lëvizje. Drejtuesit janë të vendosur të ndërhyjnë në grup pa e revolucionarizuar skuadrën, por duke bërë korrigjime në pozicione të caktuara. Objektivi i klubit është që të ruajë bazën ekzistuese dhe mbi të, të ndërtojë një ekip më konkurrues për sezonin e ardhshëm.
Në Durrës ka bindjen se ndryshimet duhet të jenë të kontrolluara dhe të fokusuara te cilësia, jo te numri. Sipas informacioneve, po punohet paralelisht në disa pista për afrime dhe vëmendja nuk është përqendruar vetëm te futbollistët vendas. Klubi po monitoron edhe tregun rajonal për lojtarë që mund të përshtaten shpejt me kërkesat e stafi t teknik.
TETOVA PRET GRUPIN – Ndërkohë që skuadra ndodhet në pushime, drejtuesit nuk e kanë ndalur punën. Javën e ardhshme pritet rikthimi i ekipit në fushë nën urdhrat e trajnerit Tetova, i cili dëshiron ta ketë grupin sa më të kompletuar që në fazën e parë të përgatitjeve. Në këtë fazë po bëhet seleksionimi i elementëve që mund t’i bashkohen ekipit.
Synimi kryesor mbetet afrimi i lojtarëve me eksperiencë, por njëkohësisht edhe i elementëve që mund të japin menjëherë kontribut dhe të mos kenë nevojë për shumë kohë adaptimi. Teuta kërkon ndërhyrje në të tre repartet. Mbrojtja, mesfusha dhe sulmi konsiderohen sektorë ku mund të ketë afrime, ndërsa çdo lëvizje do të kalojë në fi ltrin e stafi t teknik dhe të drejtuesve
ASNJË NXITIM PËR EMRAT – Edhe pse deri tani është zyrtarizuar vetëm një afrim, në klub nuk ka shqetësim për ritmin e merkatos. Drejtuesit besojnë se ka ende kohë deri në mbylljen e afatit dhe nuk duan të marrin vendime të nxituara. Disa emra janë në listën paraprake, por aktualisht nuk ka negociata të avancuara që të çojnë në zyrtarizime të menjëhershme. Strategjia e Teutës mbetet e qartë: të afrohen lojtarë që i japin vlerë grupit dhe jo thjesht të plotësohen numrat.
Fakti që Teuta mbetet një nga klubet me traditë në futbollin shqiptar dhe ruan marrëdhënie të mira me klubet e tjera të Superiores konsiderohet një avantazh në këtë periudhë. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të kuptohet më qartë drejtimi që do të marrë merkatoja e durrsakëve, por ajo që duket e sigurt është se baza e skuadrës nuk do të preket ndjeshëm. Klubi synon vazhdimësi, por me disa ndërhyrje që mund ta bëjnë ekipin më konkurrues për sezonin e ri.
Zamir Qypi – PANORAMASPORT.AL













