Pa ekip dhe vlerësohet 50 mijë euro, lotët e heroit të Kepit të Gjelbër që ndali Spanjën: Mamaja ime nuk erdhi dot për shkak të parave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 21:49

Pa ekip dhe vlerësohet 50 mijë euro, lotët e heroit të Kepit të Gjelbër që ndali Spanjën: Mamaja ime nuk erdhi dot për shkak të parave

Quhet Hosimar Dias, miqtë e njohin si Vozinja dhe që nga sot ashtu e njeh gjithë bora. Portieri i Kepit të Gjelbër u shpall lojtari i ndeshjes në sfidën ndaj Spanjës ku ndihmoi ekipin e tij debutues të siguronte një barazim historik ndaj ekipit fitues në fuqi të Europianit.

vozinja

Portieri 40-vjeçar erdhi në këtë Botëror si një lojtar pa ekip, pasi kishte mbyllur kontratën me GD Çaves, një klub të kategorisë së dytë portugeze dhe ishte në kërkim të një aventurë të re. Kartoni i tij vlerësohet vetëm 50 mijë euro dhe karriera e tij në klube nuk ka qenë ndër më të shkëlqyerat pasi ka luajtur në Kepin e Gjelbër, Angola, Moldavi, Portugali, Qipro dhe Sllovaki.

Por paraqitja ndaj Spanjës ishte e një portieri të madh me 7 pritje, një largim, një duel ajror të fituar si dhe 42 pasime me sukses 69%.

“Jam shumë krenar. Është një nder i madh për mua që të përfaqësoj shtetin që dua. Kualifikimi ynë ishte shumë i vështirë dhe sot kjo ëndërr është bërë realitet duke konkurruar kundër Spanjës. Jam krenar për këdo që është përfshirë në këtë ekip.

Lotët në fund? Unë qava sepse jam rritur me gjyshërit e mi dhe për fat të keq, nuk mund të ishin këtu. As mamaja ime nuk është këtu për shkak të vizës dhe parave që duheshin paguar. Nuk ia dolëm t’i siguronim në kohë”, tha portieri i Kepit të Gjelbër i cili nga sot është bërë një emër shumë i njohur në të gjithë botën.

PANORAMASPORT.AL