Zekiç nuk është i vetmi “dem i kuq” te Sarajeva, firmos edhe futbollisti që u largua nga Partizani për shkak të Gegës
Zoran Zekiç, pas disa javësh bisedime me Partizanin, vendosi që në fund t’i thoshte “jo” një kthimi në radhët e ekipit kryeqytetas dhe i bashkua Sarajevës në Bosnjë Hercegovinë, duke u ulur për herën e dytë në pankinën e këtij klubi.

Në këtë eksperiencë të dytë, ai ka edhe pak nga Partizani me vete, pasi nën urdhrat e tij do të jetë një futbollist i cili ka veshur fanellën e të kuqve në të kaluarën. Klubit boshnjak prej vitit të kaluar i është bashkuar edhe qendërmbrojtësi Renato Gojkoviç, i cili për një vit veshi fanellën e të kuqve.
Në vitin 2018, ai u transferua në janar te Partizani, për t’u larguar në dhjetorin e atij viti, pasi nuk po gjente hapësira nën urdhrat e Skënder Gegës në sezonin që ktheu pas shumë vitesh pritje të kuqtë te titulli kampion.
Sarajeva bëri të ditur se Gojkoviç, tashmë 30-vjeçar, ka rinovuar kontratën e tij dhe do të jetë pjesë e këtij klubi deri në verën e vitit 2027.
PANORAMASPORT.AL













