Talenti shqiptar ndër më të kërkuarit, Bajerni e largon
Arijon Ibrahimoviç po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe në tregun europian të futbollit, duke u renditur në mesin e 15 lojtarëve më të përfolur për sa i përket interesimit nga klubet gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga “Transfermarkt”, mesfushori me origjinë shqiptare është një nga emrat më të ndjekur në aspektin e merkatos.

Sezonin e fundit, Ibrahimoviç e kaloi në huazim te Heidenheim, ku pavarësisht rënies së klubit nga kategoria, ai arriti të lërë përshtypje pozitive me paraqitjet e tij dhe progr esin individual. Pavarësisht interesimit të madh, e ardhmja e tij mbetet ende e hapur, pasi Bajerni nuk e ka përfshirë në planet e skuadrës së parë.
Në këtë situatë, një tjetër huazim ose transferim i përhershëm nuk përjashtohet gjatë merkatos verore. Nga ana tjetër, fakti që nuk ka debutuar ende me ekipin e parë të Gjermanisë e lë të hapur edhe opsionin që të përfaqësojë Shqipërinë në nivel kombëtaresh.
PANORAMASPORT.AL













