Skandali/ FIFA shpik “time-out”-et e futbollit për miliona nga reklamat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 23:40

Skandali/ FIFA shpik “time-out”-et e futbollit për miliona nga reklamat

Botërori 2026 po sjell jo vetëm spektakël në fushë, por edhe polemika të forta jashtë saj. Në qendër të debatit kanë përfunduar të ashtuquajturat “Hydration Breaks”, pauzat për hidratim të futbollistëve, të cilat shumëkush i sheh tashmë si një mjet të ri për të rritur fi timet nga reklamat televizive. Media britanike “The Independent” e ka quajtur skandalin e ditëve të fundit “Ëatergate”, një lojë fjalësh që lidh famëkeqin skandal politik amerikan me pauzat për ujë që po transformojnë futbollin në një sport gjithnjë e më të ngjashëm me NFL-në apo NBA-në.

hydration-break-1-1320x742

Kritikat kanë shpërthyer veçanërisht ndaj transmetuesit amerikan “Fox”, i cili gjatë këtyre ndërprerjeve ka mbushur ekranin me reklama, aq sa në disa raste tifozët humbën edhe aksione të rëndësishme të ndeshjeve. Reagimi nuk mungoi as nga konkurrenti Telemundo, i cili u krenua publikisht se nuk transmeton reklama gjatë pauzave dhe vazhdon të mbajë kamerat te futbollistët dhe trajnerët. “Ndiqni futbollin pa ndërprerje”, ishte mesazhi i drejtpërdrejtë i gazetarit Alejandro Berri drejtuar shikuesve. Edhe ish-ylli i futbollit amerikan, Karli Llojd, nuk i kurseu kritikat: “E urrej”, deklaroi ajo për ndërprerjet e reja që po bëhen pjesë e Botërorit.

Miliona dollarë pas “ujit”

Zyrtarisht, FIFA i prezantoi këto pauza për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve përballë temperaturave të larta. Çdo pjesë loje ndërpritet një herë për rreth tre minuta, duke krijuar gjashtë minuta shtesë reklamash në çdo ndeshje. Por këtu lind dyshimi i madh.

Sipas analistit Majkëll Xhonson të “S&P Global”, çdo hapësirë reklamuese gjatë këtyre ndërprerjeve mund të arrijë vlera të krahasueshme me ato të “Super Boël”-it amerikan, duke kushtuar nga 7 deri në 9 milionë dollarë. Duke llogaritur 104 ndeshjet e Botërorit dhe dy pauza për secilën sfi dë, bëhet fjalë për qindra minuta reklamash shtesë dhe qindra miliona dollarë fi time për transmetuesit.

Trajnerët kundër: Po ndryshon futbolli

Kundërshtimet nuk vijnë vetëm nga tifozët. Trajneri i SHBA-ve, Mauricio Poçetino, është shprehur kundër përdorimit të vazhdueshëm të këtyre ndërprerjeve. “Jam dakord vetëm kur kushtet janë ekstreme. Kur moti është normal, janë të panevojshme”, deklaroi ai. Në të njëjtën linjë është edhe trajneri i Francës, Didier Deshamp.

“Ndryshojnë krejtësisht ritmin e ndeshjes. Një skuadër mund të jetë në momentin e saj më të mirë dhe tre minuta ndërprerje ta shkatërrojnë atë ritëm”, tha francezi. Edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka shprehur rezerva të ngjashme.

Nga hidratimi te strategjia

Pauzat për hidratim u përdorën për herë të parë në Botërorin e Brazilit në vitin 2014, por vetëm në raste të jashtëzakonshme kur temperaturat dhe lagështia arrinin nivele të rrezikshme. Sot ato janë bërë të detyrueshme pothuajse kudo, madje edhe në stadiume ku temperaturat janë të moderuara ose ku impiantet janë të mbuluara.

Kjo ka ngritur dyshime se përtej kujdesit për shëndetin e lojtarëve fshihet një interes i madh ekonomik. Shumë analistë besojnë se këto ndërprerje mund të shndërrohen edhe në një armë taktike për trajnerët, ashtu siç ndodhi me rregullin e pesë zëvendësimeve.

Futbolli po amerikanizohet

Për shumë tifozë dhe specialistë, pyetja e madhe është nëse pas Botërorit këto “time-out” do të mbeten pjesë e lojës. Nëse ndodh, futbolli mund të përjetojë një nga ndryshimet më të mëdha të epokës moderne, ndoshta edhe më të rëndësishme se futja e VAR-it. Zyrtarisht quhen “Hydration Breaks”. Por për shumë tifozë, ato po duken gjithnjë e më shumë si një “pauzë reklame” e maskuar.

PANORAMASPORT.AL