Bankieri i Kepit të Gjelbër që u ftua në kombëtare nga rrjetet sociale, historia unike e futbollistit që tronditi Spanjën në Botëror
Një histori unike, për skenar filmash, ajo e Roberto Lopes, i cili mori ftesën për përfaqësimin në kombëtaren e Kepit të Gjelbërt përmes rrjeteve sociale, ndërsa punonte si bankier në Dublin, dhe sot u bë protagonist në barazimin historik ndaj Spanjës në Kupën e Botës.

Historia e tij është një nga më specialet, nga një zyrë banke në skenën më të madhe të futbollit botëror, duke përfaqësuar një shtet ishullor mijëra kilometra larg vendlindjes së tij.
Nga nëpunës banke në Kupën e Botës
“Nuk e shijoja atë punë”, kujton 33-vjeçari Lopes, duke përshkruar rrugëtimin e tij nga jeta në zyrë deri te përfaqësimi i Kepit të Gjelbër në debutimin e tyre historik në Kupën e Botës.

Mbrojtësi, i njohur si “Pico”, dikur punonte si këshilltar hipotekor, ndërsa njëkohësisht luante futboll gjysmë-profesionist në Irlandë me Bohemians. Në vitin 2017, Shamrok Rovers i ofroi mundësinë të bëhej futbollist profesionist, duke lënë pas karrierën bankare.
Sot ai është titullar i rregullt i Kepit të Gjelbër, kombëtare që po shkruan histori në debutimin e saj në Kupën e Botës 2026.
Roberto Pico Lopes fearless block wins a draw for Cape Verde v Spain. 2026 FIFA World Cup. RTE Sport Ireland pic.twitter.com/DmYqWKPaRy
— LeagueofIreland+ (@AaJ1532082) June 15, 2026
Ftesa e tij në në kombëtare u bë në mënyrë të pazakontë përmes LinkedIn Trajneri i atëhershëm, Rui Aguas e kontaktoi pasi zbuloi origjinën e babait të tij nga Kepi i Gjelbër. Lopes fillimisht e injoroi mesazhin në LinkedIn, duke menduar se ishte ‘spam’. “Më shkroi sërish pas disa muajsh dhe atëherë kuptova se ishte reale. Menjëherë e pranova dhe isha shumë i lumtur që do të përfaqësoja këtë vend”, tregonte ai. Sot, historia e tij është kthyer në një nga rrëfimet më frymëzuese të turneut, ndërsa Kepi i Gjelbër vazhdon rrugëtimin historik në grup me Arabinë Saudite dhe Uruguain.
🚨🇨🇻 El defensa de Cabo Verde, Roberto Lopes (33) afirma que fue reclutado para representar a Cabo Verde a través de LinkedIn! Lopes: “Yo Pensé que era un mensaje spam y no le presté atención.” 😭❌ “Incluso una vez trabajaba como asesor hipotecario mientras jugaba fútbol a… pic.twitter.com/lzeP9RxgnC — Futbol de Inglaterra (@Mercado_Ingles) June 15, 2026
PANORAMASPORT.AL













