Nga skena me legjendën Del Piero te fanella e Hajdukut dhe format joshëse me bikini, Eva Murati i “vë flakën”… Instagramit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 23:31

Nga skena me legjendën Del Piero te fanella e Hajdukut dhe format joshëse me bikini, Eva Murati i “vë flakën”… Instagramit

Eva Murati është një nga moderatoret sportive më të suksesshme të momentit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën Europiane. E njohur si Champions Girl, Eva nuk ka të ndalur, teksa ka “rrëmbyer sërish” skenën, kësaj here në Kroaci.

MixCollage-15-Jun-2026-11-20-PM-3676

Bukuroshja shqiptare ka qenë e ftuar speciale në një event të organizuar nga “Sofa Score”, teksa ka ndarë skenën me shumë legjenda të botës së futbollit, ku më i veçanti duket Aleksandër Del Piero, me të cilin moderatorja nuk ka nguruar të shkrepë edhe një foto.


View this post on Instagram

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

 Me një pamje rrezatuese, Eva binte në sy me sharmin dhe klasin e saj. Bukuroshja e ekranit nuk është mjaftuar me kaq, teksa ka përfituar nga vizita në Kroaci, për të çelur sezonin veror, duke ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”, disa foto “hot” me bikini, ku format joshëse janë në plan të parë. Duket se së fundmi, Eva është shndërruar edhe në një tifoze të Hajdukut të Splitit në Kroaci, teksa mban veshur fanellën kuqeblu, ku është i shkruar mbiemri i saj. Një divë e vërtetë jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

 

 

 

View this post on Instagram

 

  A post shared by Eva Murati (@evamurati)

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL