EKSKLUZIVE/ Goditje e rëndë për Tiranën, një tjetër lider u jep lamtumirën bardhebluve për të luajtur në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 9:19

EKSKLUZIVE/ Goditje e rëndë për Tiranën, një tjetër lider u jep lamtumirën bardhebluve për të luajtur në Europë

Tirana që mbylli sezonin 2025-2026 duket se po shpërbëhet pak nga pak me shumë prej lojtarëve më cilësorë të klubit bardheblu që po zgjedhin të largohen. Dy sezonet e zhvilluara me frikën e mbijetesës me sa duket po shtyjnë futbollistët të kërkojnë një sistemim tjetër në skuadra që luajnë për objektiva më prestigjiozë.

rafael

Një prej emrave që ka bërë gati valixhet është edhe mesfushori Rafael Freitas. Futbollisti me tipare mbrojtëse, ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën në një klub i cili do të luajë në Europë në edicionin e ardhshëm. Mësohet se Rafael ka akord me Shkëndijën e Tetovës dhe pritet të prezantohet si afrimi i parë i merkatos i kuqezinjve.

Palët kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e tij në ekipin që luan në Ligën e Konferencës, ndonëse te Shkëndija nuk është emëruar ende trajneri i ri pas largimit të Jeton Beqirit. Tetovarët kanë nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Europë dhe Rafael do t’u bashkohet në ditët në vijim shokëve të skuadrës së re.

PANORAMASPORT.AL