U shpall kampion në vitin 2023, futbollisti 25-vjeçar rikthehet tek Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 21:50

U shpall kampion në vitin 2023, futbollisti 25-vjeçar rikthehet tek Egnatia

Alesandro Kacbufi rikthehet te kampionët e Egnatias, pas aventurës me Kastriotin në Kategorinë e Parë. “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi 25-vjeçar, ka dalë në stërvitje me skuadrën rrogozhinase, duke u vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Nevil Dede.

kacbufi

Interesant është fakti se Kacbufi e njeh mjaft mirë ambientin tek Egnatia, teksa në sezonin 2022/2023 arriti të shpallet kampion.

Kacbufi

Për sa i përket karrierës, mbrojtësi i lindur në Itali, numëron 44 ndeshje me Egnatian, 41 me Besën, 27 me Erzenin, 27 me Kastriotin dhe 13 me Falmurtarin.

PANORAMASPORT.AL