Tirana me “derë rrotulluese” në stol, mesatarisht 99 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 22:55

Tirana me “derë rrotulluese” në stol, mesatarisht 99 ditë

Tirana ka kaluar një periudhë me paqën drueshmëri të theksuar në drejtimin teknik, ku ndryshimet e shpeshta në pankinë kanë ndikuar drejtpërdrejt në vazhdimësinë e projektit sportiv. Në më pak se tre vite, bardheblutë kanë ndërruar disa trajnerë, duke krijuar një cikël të vazhdueshëm nisjesh dhe ndërprerjesh të projekteve.

bordin

Asnjë trajner nuk ka arritur të ndërtojë një periudhë të gjatë stabiliteti, ndërsa disa emra janë rikthyer më shumë se një herë në stol. Kjo situatë ka reflektuar mungesë vazhdimësie, ku çdo ndryshim ka sjellë ide të reja, por edhe një “rifillim” të projektit sportiv. Shifrat tregojnë qartë një problem të vazhdueshëm të stabilitetit në klubin bardheblu.

Një trajner në Tiranë ka qëndruar mesatarisht vetëm rreth tre muaj, një kohë shumë e shkurtër për të ndërtuar një skuadër me identitet të qartë dhe filozofi të qëndrueshme loje. Në këto kushte, çdo ndryshim në stol ka sjellë jo vetëm ide të reja, por edhe një proces të ri rindërtimi, duke e bërë të vështirë krijimin e vazhdimësisë.

Kjo situatë ka ndikuar shpesh edhe në rezultatet në fushë, pasi mungesa e stabilitetit teknik reflektohet drejtpërdrejt në performancën e skuadrës. Në për fundim, mesatarja prej rreth 99 ditësh për trajner është një tregues i qartë i një periudhe tranzicioni të vazhdueshëm te Tirana, ku sfida kryesore mbetet gjetja e një projekti afatgjatë që sjell qetësi, stabilitet dhe rezultate të qëndrueshme në kohë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL