Teuta nuk ndalet me Tetovën, pranë akordit me dy më të spikaturit e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 8:29

Teuta nuk ndalet me Tetovën, pranë akordit me dy më të spikaturit e Elbasanit

Teuta po punon për përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri dhe një nga emrat që po përflitet për t’iu bashkuar durrsakëve është ai i Karim Lukilit.

lukili

Mesfushori mund të jetë një nga afrimet e radhës, me palët që po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje. Ndërkohë, pranë Teutës mund të përfundojë edhe Martin Janaçek. Futbollisti pritet të largohet nga AF Elbasani gjatë kësaj merkatoje dhe klubi durrsak po shihet si një nga destinacionet më të mundshme për vazhdimin e karrierës së tij.

Për momentin nuk ka ende zyrtarizime, por Teuta vijon të jetë aktive në treg, teksa synon të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL