Dhjetë futbollistët 16-vjeçarë më të vlerësuar në botë, talenti Haxhi Rrena “rrëmben skenën” e Transfermarkt
Një yll shqiptar pritet të rrëmbejë skenën! Sipas përditësimit më të fundit të platformës “Transfermarkt”, talenti shqiptar Haxhi Rrena renditet mes 10 futbollistëve më të vlerësuar në botë të lindur në vitin 2010.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin e ri të Besës së Kavajës, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen me paraqitjet e tij premtuese.
Prania e tij në këtë listë prestigjioze dëshmon potencialin e madh që ai zotëron për të ardhmen. Renditja mes talenteve më të vlerësuar në nivel global është një tregues i qartë për një të ardhme të ndritur.
Ky sukses përbën gjithashtu një lajm të mirë për futbollin shqiptar, që vazhdon të nxjerrë emra premtues në arenën ndërkombëtare.
Haxhi Rrena shihet si një nga shpresat më të mëdha të brezit të ri dhe pritet të vazhdojë zhvillimin e tij në vitet e ardhshme, duke u shndërruar në një aset të çmuar për kavajasit. Ky vlerësim duhet të shërbejë si motivim për të vazhduar me përkushtim rrugën drejt suksesit.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













