LIGA E KAMPIONEVE/ Egnatia dhe Drita mësojnë shortin për raundin e dytë, fati nuk u buzëqesh rrogozhinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 12:29

LIGA E KAMPIONEVE/ Egnatia dhe Drita mësojnë shortin për raundin e dytë, fati nuk u buzëqesh rrogozhinasve

UEFA ka hedhur sot shortin për raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, duke zbuluar kundërshtarët e mundshëm të Egnatias dhe Dritës nëse këto skuadra kalojnë në turin tjetër të kompeticionit.

Egnatia champions

Fati nuk u ka buzëqeshur rrogozhinasve, pasi në rast kalimi të turit përballë Petrokub Hinçeshti, do të përballën me sllovenët e Çelje, një ekip i cili në vitet e fundit ka patur rritje të ndjeshme duke marrë pjesë në Ligën e Konferencës dhe duke kaluar edhe fazën në grupe të turneut në dy edicionet e fundit radhazi.

Sa i përket Dritës, nëse kalon turin, ajo do të ndeshet me fituesen e përballjes mes Klaksvik të Ishujve Faroe dhe Alert Bisen të Luksemburgut.

SHORTI
Mjallbi-Linkoln/Inter Klub D’Eskaldes
Tre Fiori-Larne/ Crvena Zvezda
Sabah/TNS-Vardar/KuPS
Ki Klaksvik/Alert Bisen-Kauno Zalgiris/Drita
Arhus-Leç Poznan
Ararat Armenia/Riga – Floriana/ Shamrok Rovers
Borac/Levski Sofja-Vitebsk/Universitatea Krajova
Omonoia-Kairat Almati/Sutjeska
Thun-Dinamo Zagreb
Vikingur Rejkjavik/Gyor ETO-Hapoel Ber Sheva
Flora Talin/Iberia-Slovan Bratislava
Petrokub Hinçeshti/Egnatia – Çelje

RRUGA E LIGËS
Fenerbahçe-Gornik Zabrze
Shturm Grac-Harts

PANORAMASPORT.AL