VIDEO/ Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 10:47

VIDEO/ Mesi rekordmen me tre gola, por rrjeti zien kundër tij: E turpshme nga FIFA! Meritonte karton të kuq

Lionel Mesi ka qenë protagonisti absolut i Argjentinës në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë, duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme dhe duke u bërë përkrah Kloses, golashënuesi më i mirë i Botërorëve. Por gjërat mund të kishin qenë ndryshe nëse gjyqtarët nuk do t’i kishin falur një karton të kuq.

asdsadasdasdasd

Në pjesën e parë të ndeshjes, në një duel për topin, Mesi shkeli në mënyrë të dukshme me nëj ndërhyrje të gabuar mbrojtësin algjerian Mendi duke e goditur nga mbrapa.

SHIH VIDEON

Normalisht për një faull të tillë duhej të ndërhynte VAR-i dhe të jepej një karton i kuq. Por rregullat duket se janë ndryshe për Mesin pasi ai jo vetëm nuk u ndëshkua me të kuq, por nuk mori as të verdhë, me gjyqtarin që e cilësoi këtë si një faull të zakonshëm loje.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit me tifozët të cilët e kanë cilësuar si të turpshëm vendimin e gjyqtarëve dhe trajtimin e veçantë që i bëhet nga FIFA yllit të Argjentinës.

PANORAMASPORT.AL