Një tjetër lamtumirë nga Elbasani, futbollisti i Kombëtares e zyrtarizon: Faleminderit për këto dy vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 11:17

Një tjetër lamtumirë nga Elbasani, futbollisti i Kombëtares e zyrtarizon: Faleminderit për këto dy vite

Klubi i Elbasanit i ka dhënë lamtumirën edhe një tjetër futbollisti, pasi mesfushori Kristi Qose është larguar nga verdheblutë.

qose

Futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, ka zyrtarizuar largimin e tij me një postim në rrjetet sociale.

“Faleminderit për këto 2 vite. Dy vite me shumë kujtime, emocione, sakrifica dhe momente që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj familje.

Falënderoj të gjithë shokët e ekipit, tifozët dhe çdo person që më ka mbështetur gjatë kësaj kohe. Ju uroj vetëm suksese dhe gjithmonë do të kem respekt për këtë klub”, shkruante Qose, i cili në sezonin e fundit pa të humbiste vendin në hierarkinë e ekipit duke përfunduar në stol.

c8db7989-a80e-4893-9e93-328356a9b7df

PANORAMASPORT.AL