EKSKLUZIVE/ Tirana gjen trajnerin e ri, pranë firmës me boshnjakun me një CV të pazakontë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 12:44

EKSKLUZIVE/ Tirana gjen trajnerin e ri, pranë firmës me boshnjakun me një CV të pazakontë

Tirana ka gjetur me në fund zgjidhjen për pankinën, duke i besuar një trajneri boshnjak drejtimin e skuadrës.

bashic

“Panorama Sport” mëson se Nermin Bashiç ëshët trajneri 42-vjeçar i cili do të ulet në pankinën e bardhebluve.

Në vitet e fundit ai kishte drejtuar Radomlje në Slloveni dhe Zheljeznjicar në Bosnjë Hercegovinë. Por që nga viti 2024, Bashiç ishte larguar nga Europa duke u zhvendosur në Afrikën e Jugut. Atje ai ka mbuluar për dy vite rolin e drejtorit teknik të TS Galaksi FC, duke mbyllur eksperiencën afrikane në muajin prill.

Tani, ai do të marrë drejtimin e Tiranës, e cila kërkon të nisë gjithçka nga e para pas zhgënjimeve të dy sezoneve të fundit ku u bë protagoniste vetëm në luftën për mbijetesë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL