Vllaznia kërkon futbollistë për mesfushën, gjen akordin me lojtarin e Dukagjinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 13:41

Vllaznia kërkon futbollistë për mesfushën, gjen akordin me lojtarin e Dukagjinit

Skuadra e Vllaznisë do të bëjë ndryshime të mëdha në këtë sezon, duke pasur parasysh largimet e shumta nga kuqeblutë gjatë verës.

sadsssdasda

Shkodranët kanë bërë afrime duke firmosur me emra si Patrik Bardhi e Herald Markun por ndërkohë, po përgatiten për të tjera.

Sipas “Superliga Shqiptare Fan Club”, Vllaznia ka arritur akordin me mesfushorin e qendrës Erlis Xhemajli. 22-vjeçari, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave të Kosovës, prej 2 sezonesh ka qenë një lojtar i rëndësishëm te Dukagjini me të cilin në këtë sezon fitoi edhe Kupën e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL