EKSKLUZIVE/ Vllaznia gjen përforcimin për sulmin, një futbollist nga Belgjika për kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 14:24

EKSKLUZIVE/ Vllaznia gjen përforcimin për sulmin, një futbollist nga Belgjika për kuqeblutë

Skuadra e Vllaznisë po synon që të përforcohet duke afruar lojtarë të rinj për të mbushur boshllëqet që janë krijuar nga largimet e shumta gjatë verës.

stanic

“Panorama Sport” mëson se tashmë kuqeblutë po shqyrtojnë jo vetëm pistën e afrimit përfundimtar, por dhe huazimet e lojtarëve nga klube nga jashtë. Emri që po shqyrtohet në këtë lloj formule është sulmuesi belg Aleksandre Staniç.

Futbollisti 21-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur me U18 të Belgjikës, ka qenë pjesë e Lierse në kategorinë e dytë belge në sezonin e fundit, klub të cilit i është bashkuar në janar. Shkodranët janë të gatshëm të marrin në huazim me të drejtë blerje futbollistin me palët që po negociojnë për mundësinë e tij për t’u bërë pjesë e kuqebluve që për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Klubi belg është dakord që të paguajë gjysmën e rrogës së futbollistit, i cili duket se është dakord për transferimin në klubin e Vllaznisë, duke e parë si një trampolinë për të ardhmen e tij.

ENDRI ÇINARI – PANORAMASPORT.AL