LIGA E KONFERENCËS/ Short ferri për Elbasanin dhe Vllazninë në turin e dytë, Dinamo ëndërron për mrekullinë! Egnatia mendon Champions-in (E PLOTË)
Ekipet e Abissnet Superiore janë njohur dje me emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në turin e parë të Ligës së Konferencës, ndërsa sot në orën 14:00, njohën edhe kundërshtarët që do të kenë përballë në turin e dytë të turneut nëse ia dalin të kalojnë pengesën e parë.

Goglat nuk u treguan të mëshirshme me Elbasanin dhe Vllazninë. Verdheblutë do të përballen me Sionin, nëse kalojnë Bate Borisovin. Në anën tjetër Vllazninë e presin skocezët e Hibernian, nëse fiton ndaj Malishevës.
Dinamo duhet të shtangë Astanën për t’u përballur më pas me humbësin e çiftit Sherif – Alumini. Egnatia mendon vetëm kualifikimin ndaj moldavëve të Petrokub. Nëse nuk ia del atëherë në Ligën e Konferencës luan me humbësin e çiftit Borak – Levski Sofia.
SHORTI PËRFUNDIMTAR
Humbësi i Borak – Levski Sofia vs Humbësi i Petrokub – Egnatia
Humbësi i Sherif Tiraspol – Alumini vs Fituesi i Dinamo – Astana
Fituesi i Elbasani – Bate Borisov vs Sion
Fituesi i Vllaznia – Malisheva vs Hibernian(Skoci)
Humbësi i Floriana – Shamrok vs Humbësi i Kauno Zalgiris – Drita
Lugano – Dukagjini
Fituesi i Ballkani – Konah’s Kuai Nomads vs Fituesi i Bohemian – St. Joseph’s
NK Bravo vs Fituesi i Europa – Shkëndija
Fituesi i Deçiç – Liepaja vs Austria Vien









E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













