Vetëm Ballkani me fat nga ekipet jashtë Shqipërisë, çfarë rezervoi shorti i turit të dytë në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 15:07

Vetëm Ballkani me fat nga ekipet jashtë Shqipërisë, çfarë rezervoi shorti i turit të dytë në Ligën e Konferencës

Shorti i turit të dytë në Ligën e Konferencës u hodh sot. Ekipet shqiptare në Abissnet Superiore, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi mësuan rivalët, nëse kalojnë turin e parë. Egnatia dhe Drita ishin të interesuara, nëse humbasin në turin e parë të Champions. 

Conference League

Sa i përket ekipeve jashtë Shqipërisë, goglat rezervuan përballje të lehta vetëm për Ballkanin. Nëse fiton ndaj Konah’s Kuai Nomads, do të përballet me fituesin e Bohemian – St. Joseph. Rivalë këto që nuk shfaqen mbi nivelin e futbollit në Kosovë.

Të vështirë do e kenë Dukagjini dhe Deçiç. Dukagjini, që do luajë direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, sfidon Luganon.  Sa i përket Deçic e ka thuajse të pamundur. Nëse fiton ndaj Liepajas, sfidon Austrian e Vienës.

Fituesi i çiftit Vllaznia-Malisheva do përballet me skocezët e Hibernian. Rival aspak komod për futbollistët shqiptarë.

Shkëndija ndërkohë duhet të mposhtë një rival modest si Europa, për t’u përballur më pas me NK Bravo. Bëhet fjalë për një ekip slloven që mund të jetë sfidues.

SHORTI I PLOTË PËR EKIPET SHQIPTARE NË TURIN E DYTË TË LIGËS SË KONFERENCËS

Humbësi i Borak – Levski Sofia vs Humbësi i Petrokub – Egnatia

Humbësi i Sherif Tiraspol – Alumini vs Fituesi i Dinamo – Astana

Fituesi i Elbasani – Bate Borisov  vs Sion

Fituesi i Vllaznia – Malisheva vs Hibernian(Skoci)

Humbësi i Floriana – Shamrok vs Humbësi i Kauno Zalgiris – Drita

Lugano – Dukagjini

Fituesi i Ballkani – Konah’s Kuai Nomads vs Fituesi i Bohemian – St. Joseph’s

NK Bravo vs Fituesi i Europa – Shkëndija

Fituesi i Deçiç – Liepaja vs Austria Vien

PANORAMASPORT.AL