Shpërbëhet Vllaznia, ekipi pretendent për titull nuk ekziston më para Europës (EMRAT)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 15:30

Shpërbëhet Vllaznia, ekipi pretendent për titull nuk ekziston më para Europës (EMRAT)

Vllaznia po përballet me një situatë të vështirë, ndërsa në prag është ndeshja e turit të parë të Ligës së Konferencës. Dhe pse takimi me Malishevën është rreth tri javë larg, kuqeblutë po stërviten nën drejtimin e trajnerit Edi Martini me shumë mungesa.

Vllaznia Edi Martini

Vëzhgimi i “Panorama Sport” nxjerr në pah 11 lojtarë, që nuk janë aktualisht në dispozicion të Vllaznisë. Bëhet fjalë për grupin që iu afrua titullit kampion, dhe madje 36 javë të kampionatit të rregullt i mbylli në krye.

Bashkëpunimi u mbyll zyrtarisht me Melos Bajramin, Eslit Salën dhe Andrej Jagon. Sa i përket Kevin Dodajt, Çarls Bismark dhe Elmando Gjinit ishin në huazim. Kuqeblutë nuk kanë ushtruar opsionin e blerjes së kartonit për ndonjë prej tyre.

Për Sherif Kallakun raportua rinovimi i kontratës, por në fakt “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht se është drejt Teutës. Në anë tjetër në stërvitje nuk shfaqet as Ardit Krymi, i cili ka edhe një vit të mbetur kontrata. Lirim Kastrati, i cili është i dëmtuar, por po ashtu kërkon të ndajë rrugët pavarësisht rinovimit të kontratës nga kuqeblutë.

Esat Mala nuk ka pranuar rinovimin dhe po ashtu është një lajm ekskluziv i gazetës, që tregon se Teuta po e pret. Bashkë me Esin Hakajn bëhen 11 lojtarë në total që i mungojnë Vllaznisë aktualisht nga grupi i vjetshëm.

Ndërkohë u mësuan edhe përforcimet nga ekipi B, që ndihmojnë për të plotësuar skuadrën në stërvitje. Bëhet fjalë për dy nigerianë në sulm, Aleks Izuna Naza dhe Alele Xhunior Obele, që janë pa kontratë. Me afrimin e Patrik Bardhit, Herald Markut, Bruno Brajkoviç dhe Aleksandre Staniç ndër të tjerë, po mundohen të mbyllen një pjesë e boshllëkut të mbetur.

TË LARGUARIT

Elmando Gjini(Ishte i huazuar)

Çarls Bismark(Ishte i huazuar)

Kevin Dodaj(Ishte i huazuar)

Melos Bajrami(Largim)

Eslit Sala(Largim)

Andrej Jago(Largim)

MUNGOJNË NË STËRVITJE

Esin Hakaj(Pritet largimi)

Esat Mala(Pritet largimi)

Ardit Krymi(Çështje për t’u zgjidhur)

Sherif Kallaku(Çështje për t’u zgjidhur)

Lirim Kastrati(I dëmtuar, por edhe çështje për t’u zgjidhur)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL