E nxori Nedim Bajramin jashtë planeve, zyrtarizohet largimi i çuditshëm te Rejnxhërs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 16:00

E nxori Nedim Bajramin jashtë planeve, zyrtarizohet largimi i çuditshëm te Rejnxhërs

Nedim Bajrami kaloi sezonin më të vështirë në karrierë. Me Rejnxhërsin mori vetëm 519 minuta në total dhe madje largimi i tij u bë çështje e kryer. Dani Rohl ishte trajneri që Bajramin nuk e kishte në plane.

Screenshot 2026-06-17 155934

Rohl është larguar së fundmi nga klubi skocez. Rejnxhërs ka njoftuar se është arritur marrëveshja që karriera e 37-vjeçarit të vazhdojë te Red Bull Salzburg.

Rejnxhërs nuk po gjen qetësi sa i përket stolit. Pasi e nisi sezonin me Rasëll Martin, drejtimin e mori Rohl. Dhe ky i fundit nuk i shkoi deri në fund kontratës, që u firmos deri në vitin 2028.

Bajrami ndërkohë e ka të ardhmen në ajër. Klubi i Rejnxhërs duket gati për të pranuar oferta në drejtim të tij.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL