Sezoni historik i Vorës, mbrojtja ishte reparti më i kompletuar tek ekipi i Bellajt
Vora zhvilloi një nga sezonet më të bukura të historisë së saj, duke e ndjerë veten si shtëpiake në elitën shqiptare të futbollit dhe asnjëherë nuk u ndje si e huaj, duke qenë një skuadër debutuese në Superiore.

Ajo luftoi dhe garantoi mbijetesën, madje në fund iu desh të përballonte me sukses edhe aleancat e vjetra të disa ekipeve të Superiores. Ia doli me sukses dhe tashmë vjen në sezonin e dytë me më shumë përvojë e pjekuri dhe kërkon të krijojë një stabilitet në këtë nivel më të lartë të futbollit shqiptar. E për këtë, skuadra është duke punuar në shumë drejtime.
Pavarësisht se lojtarët janë lënë të lirë me pushime, në klub puna vijon normalisht e pa ndërprerje. Stafi drejtues ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me stafi n teknik për të zgjedhur elementin që do të përbëjë skuadrën e ardhshme. Këtu po synohet që Vora të hedhë baza të forta jo vetëm për sezonin e ri, por këto baza të ekzistojnë edhe për sezonet e tjera.
Në këtë mënyrë po punohet me disa reparte. Si një repart që ka marrë formën e plotë paraqitet ai i mbrojtjes, ku deri tani zyrtarisht kemi katër mbrojtës që janë të sigurt, duke nisur me dy qendërmbrojtësit Dajan Shehi e Ersildjo Asllanaj, si dhe dy mbrojtësit e krahëve, atë të së djathtës Henri Zuna dhe në të majtë Jurgen Vrapi.
Gjithashtu, Vora ka të fi ksuar edhe njërin prej portierëve, veteranin Shkëlzen Ruçi, ndërsa Romeo Harizaj, që shkëlqeu shumë në pjesën e dytë të kampionatit, ende nuk ka rinovuar, megjithëse fi guron në kontratë edhe 13 ditë. Tashmë në këtë repart pritet të ketë disa dublantë që mund të vijnë nga merkatoja e verës.
Pasi te Vora kërkohet të paktën nga një dublant për rol, në mënyrë që të ekzistojnë alternativa zgjedhëse për trajnerin, por edhe në momentet më të vështira që mund të ketë skuadra në raste pezullimesh për kartona apo dëmtime. Gjithashtu, në kampin vorak janë në alternativë për rinovime plot 10 lojtarë, të cilëve kontratat u përfundojnë më 30 qershor, e më pas do të synohet blerja e lojtarëve të tjerë. Ndërkohë që priten edhe pesë lojtarë të rinj, të cilët do të vijnë nga grupmoshat në shërbim të skuadrës së parë, pavarësisht se kontratat e tyre do të jenë te Akademia “Vora”.
PANORAMASPORT.AL













