Postuar: Qershor 17, 2026 | 18:33
Çudia ndodh me Vllazninë, ndeshja në “Loro Boriçi” prodhon episodin e pazakontë (FOTO)
Vllaznia po përballet me Deçiq në një takim miqësor. Sfida po luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia ka numra identifikues vetëm në tuta. Në anën tjetër bie në sy se dy lojtarë zbritën në fushë duke u identifikuar me numrin 99.
Kuqeblutë po përgatiten për sezonin e ri dhe ndryshimet projektohen të shumta. Të paktën 11 lojtarë mungojnë nga edicioni i kaluar në miqësoren e sotme.
Bëhet fjalë për Gjinin, Bismark, Dodajn, Bajramin, Salën, Jagon, Hakajn, Malën, Krymin, Kallakun dhe Kastratin. Ndaj edhe trajneri Martini po provon lojtarë të rinj.
Në prag ndërkohë është ndeshja e Europës. Përballja e turit të parë të Ligës së Konferencës i vendos kuqeblutë kundër Malishevës.

PANORAMASPORT.AL













