ZYRTARE/ Nga Flamurtari te Tirana, futbollisti që u shpall kampion me Skënderbeun mbetet pa ekip
Gledi Mici e ka mbyllur pas një sezoni me Strugën. Klubi i Maqedonisë së Veriut njoftoi vendimin përmes rrjeteve sociale.

35-vjeçari dikur shpallej kampion me Skënderbeun. Po ashtu luante edhe me Apoloninë, Kamzën, Flamurtarin, Kukësin dhe Tiranën në Superiore.
Aventura e fundit në Shqipëri ishte me bardheblutë. Klubi i Strugës njoftoi:
“Pas skadimit të kontratës, Gledi Mici ka përfunduar rrugëtimin e tij në Strugë. Futbollisti nga Tirana te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit të kaluar, duke regjistruar gjithsej 30 paraqitje midis kampionatit dhe kupës.
Përvoja e tij erdhi në shprehje në disa prej takimeve, ashtu që neve si klub vlerësojmë lartë kontributin e dhënë me fanellën e Struga Trim Lum.
Të gjithë nga klubi strugan falënderojnë Micin për periudhën e kaluar bashkë, duke i uruar njëkohësisht suksese në pjesën tjetër të karrierës së tij!”
PANORAMASPORT.AL













