“Tifoz i Interit që në fëmijëri”, arrihet akordi me zikaltërit: Erdhi momenti i duhur
Ivan Provedel është pranë firmës me Interin. Vetë menaxheri i tij, Xhani Rava, i konfirmoi lajmet për portierin e Lacios. Transferimi do kushtonte 3 milionë euro, ndërsa kontrata do ishte e vlefshme deri në vitin 2028.

“Jemi shumë pranë marrëveshjes. Kemi punuar në drejtimin e duhur dhe shpresoj që së shpejti të mund ta zgjidhim dhe ta përfundojmë këtë transferim. Shpresojmë për më të mirën.
Ai ka qenë tifoz i Interit që në fëmijëri. Për të, kjo do të ishte mbyllja e një cikli në karrierë. Do të vijë këtu për të treguar vlerat e tij dhe për të fituar vendin e tij në skuadër. Jemi të bindur dhe optimistë.
Ai ka bërë një rrugëtim shumë të gjatë, duke kaluar edhe dëmtime. Tani ka ardhur momenti i duhur dhe kam ndjesi shumë pozitive.
Kontakt me Kivu? Nuk besoj. Së pari duhet të përkufizojmë dhe të mbyllim gjithçka. Ka mbetur shumë pak, por jam optimist”, u shpreh menaxheri i Provedel.
PANORAMASPORT.AL













