Postuar: Qershor 17, 2026 | 18:19
ZYRTARE/ Partizani e largoi para Europës, mesfushori e mbyll përfundimisht me kryeqytetasit
Gjelbrim Taipi e ka mbyllur me Prishtinën. Vetë mesfushori njoftoi përmes rrjeteve sociale.

“Faleminderit FC Prishtina për këtë sezon të veçantë. Jam mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit lojarëve, trajnerëve, dhe tifozëve Plisat për respektin dhe momentet e ndara së bashku. Ju uroj shumë suksese në vazhdim”, shkruan Taipi.
Kontrata nuk u rinovua me Prishtinën. Aty ku luajti 36 ndeshje duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.
Mesfushori 33-vjeçar largohej një vit më parë nga Partizani, ndërsa në prag ishin ndeshjet e Europës. Tashmë mbetet për t’u mësuar se ku do vazhdojë karriera e tij.
PANORAMASPORT.AL













