Surprizë për portën e Elbasanit, verdheblutë gjejnë sozinë e Janaçek te kategoria e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 17:58

Surprizë për portën e Elbasanit, verdheblutë gjejnë sozinë e Janaçek te kategoria e dytë

Daniel Kerl është si opsion për portën e Elbasanit. “Superliga Shqiptare Fan Club” tregon se klubi verdheblu është aktualisht në bisedime për portierin çek.

Screenshot 2026-06-17 175732

I gjatë 1.97 metër, Kerl është 25 vjeç dhe mbron portën e Sparta Pragë B. Tek ekipi i parë nuk ka luajtur asnjëherë, por ka qëndruar i gatshëm në disa ndeshje përmes stolit.

Kerl ka luajtur vetëm në Çeki, siç ndodhte me Martin Janaçek para transferimit tek Elbasani. Po ashtu mosha dhe gjatësia e të dy portierëve është e njëjtë.

Duket se Elbasani ka gjetur sozinë e Janaçek. Kujtojmë se verdheblutë bëjnë llogaritë edhe me Klevi Totoshin.

PANORAMASPORT.AL