Pingpongu zhvillon kampionatin, ja fituesit në të tria disiplinat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 19:19

Pingpongu zhvillon kampionatin, ja fituesit në të tria disiplinat

Federata Shqiptare e Pingponut ka organizuar një prej aktiviteteve më të rëndësishme vjetore, kampionatin kombëtar për të rritur. Kompeticioni u zhvillua në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, ku u konkurrua në disiplinat individuale, dyshe dhe dyshe mikse për meshkuj dhe femra. Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga 18 klube dhe shoqata, me 11 ekipe për meshkuj dhe 7 ekipe për femra.

Screenshot 2026-06-17 191853

Garat u zhvilluan në 16 tavolina pingpongu, duke ofruar një spektakël të vërtetë sportiv dhe duke dëshmuar nivelin gjithnjë në rritje të pingpongut shqiptar. Me pjesëmarrjen e sportistëve të moshave të ndryshme dhe me eksperiencë të lartë, ndeshjet në fazat finale u bënë gjithnjë e më të forta dhe më cilësore.

FEMRAT – Në kategorinë e femrave, në katër më të mirat u renditën Eris Kokoneshi dhe tre përfaqësuese nga Durrësi, kampione të edicionit të kaluar. Finalja solli një rivalitet të fortë, ku këtë herë Samanda Agolli arriti të mposhtë Emirjeta Isufin, duke u shpallur kampione kombëtare. Vendin e tretë e siguroi Liridona Rexhaj.

MESHKUJT – Në radhët e meshkujve, katër më të mirët ishin Kejdi Kalaja, Dritan Laska, Dorian Tapia dhe Aron Koni. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja sollën duele të nivelit të lartë, ku u dalluan veçanërisht 18-vjeçari Aron Koni dhe 20-vjeçari Kejdi Kalaja. Finalja mes tyre ishte mjaft e bukur dhe e fortë, me elemente të spikatura teknike dhe taktike nga të dy sportistët. Në fund, Aron Koni triumfoi me rezultatin 3–1, duke u shpallur kampion kombëtar për vitin 2026.

DYSHET – Në disiplinën “double mix”, vendin e parë e fitoi dyshja Aron Koni – Emirjeta Isufi. Në dyshe për meshkuj, podiumi u sigurua nga Dorian Tapia dhe Sadush Tosuni (Elbasani), ndërsa në dyshe për femra, vendin e parë e merituan durrsaket Liridona Rexhaj dhe Emirjeta Isufi.

PANORAMASPORT.AL