Postuar: Qershor 17, 2026 | 19:07
LIVE PORTUGALI-KONGO/ Zhbllokohet ndeshja, portugezëve u mjaftojnë 6 minuta (VIDEO)
Portugalia do të përballet sot me Republikën Demokratike të Kongos. Takimi do të nisë në orën 19:00.

Portugalia nuk i ndahet Kristiano Ronaldos. Ky i fundit është kapiteni që do të udhëheqë portugezët drejt ëndrrës për fitimin e Botërorit.
Formacionet zyrtare janë publikuar. Një rekord i ri është vendosur, sa i përket lojtarëve në fushë(pa përfshirë portierin).
Në moshën 41 vjeç e 132 ditë, Ronaldo është lojtari më i vjetër që nis si titullar një sfidë në Botëror. Dhe është pikërisht ai që udhëheq sulmin.
REZULTATI LIVE
PORTUGALI 1-0 RD KONGO
6′ Neves
Goli i Neves: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PORTUGALI – REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS

PANORAMASPORT.AL













