ZYRTARE/ Dinamo prezanton sulmuesin më të kërkuar, presidenti Bardhi premton dhurata të tjera për Ilir Dajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2026 | 19:03

ZYRTARE/ Dinamo prezanton sulmuesin më të kërkuar, presidenti Bardhi premton dhurata të tjera për Ilir Dajën

Dinamo ka prezantuar Almir Ajzeraj. Dihej prej kohësh për transferimin pasi foto e tij me presidentin Adrian Bardhi ishte bërë virale.

Screenshot 2026-06-17 190226

28-vjeçari vjen në Shqipëri nga Drita e Kosovës. Për ish-lojtarin e Skënderbeut ishin të interesuar disa klube.

Në fund, Dinamo ia doli të sigurojë firmën përfundimtare. Ajzeraj largohet nga Drita me kujtimin e 253 ndeshjeve, pasi luante aty që nga sezoni 2019/20. Gjatë kësaj kohe shënoi 21 gola dhe asistoi 35 të tjerë.

NJOFTIMI I DINAMOS

Mirë se vjen Almir Ajzeraj!

FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë se Almir Ajzeraj është lojtari ynë më i ri.

Skuadrës sonë i bashkohet një futbollist me kualitet dhe eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, pas aktivizimit me Dritën në grupet e Conference League sezonin e shkuar.

Ajzeraj, 28 vjeç, luan në të dy krahët e sulmit, apo edhe si numër 10. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në Ohër, ku po zhvillohet faza përgatitore.

Presidenti Adrian Bardhi është i angazhuar maksimalisht për të plotësuar të gjitha kërkesat e trajnerit Ilir Daja në merkaton e verës, duke e kompletuar skuadrën në çdo aspekt që ajo të jetë sa më kompetitive në Europë dhe sezonin e ardhshëm.
Pas Almir Ajzerajt, do të ketë të tjera dhurata për stafin teknik dinamovit.

Mirë se vjen në familjen blu dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit Almir Ajzeraj!”

PANORAMASPORT.AL