VIDEO/ Moment prekës! Kasemiro shpërthen në lot pas eliminimit: Nuk kam fjalë, do të jemi brezi që nuk fitoi Botërorin me Brazilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 16:26

VIDEO/ Moment prekës! Kasemiro shpërthen në lot pas eliminimit: Nuk kam fjalë, do të jemi brezi që nuk fitoi Botërorin me Brazilin

Kasemiro shpërtheu në lot gjatë një prononcimi për mediat, pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës. Mesfushori veteran ishte dukshëm i emocionuar ndërsa fliste për CazeTV, ndaloi disa herë, zëri i tij u drodh para se të mbulonte fytyrën. ka“Është e vështirë të gjesh… të gjesh fjalë. Më vjen keq. Gjithmonë ka qenë një ëndërr të fitoj Kupën e Botës. Është ëndrra e çdo braziliani të fitojë një Kupë Bote kur fillon të luash! Pata mundësinë e tretë…. Është e vështirë. Dua të jem vetëm me familjen time. Bëmë më të mirën, por humbëm ëndrrën tonë… I zhgënjyem të gjithë brazilianët. Ne gjithmonë do të jemi brezi që nuk e fitoi Kupën e Botës”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL