Jo vetëm trajnerin, Partizani prezanton edhe rumunët e tjerë që u bashkohen të kuqve dhe e bëjnë të duket si ekip kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 19:55

Jo vetëm trajnerin, Partizani prezanton edhe rumunët e tjerë që u bashkohen të kuqve dhe e bëjnë të duket si ekip kombëtar

Klubi i Partizanit ka prezantuar sot zyrtarisht Florin Bratu si trajnerin e ri të skuadrës, duke i besuar rumunit pankinën e lënë bosh që në fund të sezonit të kaluar, Por Bratu, nuk ka ardhur vetëm në kryeqytet.

bratu ibraimi

Sot Partizani ka prezantuar edhe stafin e tij ndihmës, duke bërë të qartë se do të kishte një numër të madh ndihmësish, diçka e pazakontë për futbollin shqiptar. Bratu ka marrë me vete bashkëkombësit Mircea Ovidiu Dadanae, Florin Iana dhe Andrei Mihnea Neagu, të cilët i bashkohen edhe pjesëtarëve ekzistues të stafit të të kuqve.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë anëtarët e rinj të cilët plotësojnë stafit teknik të skuadrës për sezonin e ri 2026-2027.

Mircea Ovidiu Dădănae – Zëvendëstrajner

Florin Iană – Ndihmëstrajner & Video analist

Andrei Mihnea Neagu – Përgatitës atletik

Realf Zhivanaj – Ndihmëstrajner i dytë

Alban Hoxha – Trajner i portierëve

Oriand Abazaj – Përgatitës atletik

Klubi dëshiron ti uroj shumë suksese pjesëtarëve të stafit tonë teknik me fanellën e kuqe.

PANORAMASPORT.AL