MUNDJE/ Shqipëria, me 4 sportistë në Kampionatin Europian U-20

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 19:53

MUNDJE/ Shqipëria, me 4 sportistë në Kampionatin Europian U-20

Ekipi kombëtar shqiptar i mundjes U20 është gati për sfidën e radhës ndërkombëtare në Kampionatin Europian U20, i cili do të zhvillohet në Shkup, Maqedoni e Veriut, nga 6 deri më 12 korrik 2026.MUNDJE

Katër sportistë të talentuar do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë aktivitet prestigjioz, me synimin për të dhënë maksimumin dhe për të konkurruar denjësisht mes më të mirëve të Europës. Në stilin greko-romak, Mikel Troplini do të garojë në kategorinë 63 kg.

Ndërkohë, në stilin e lirë, Shqipëria do të përfaqësohet nga Ajndi Kryeziu në kategorinë 61 kg, Ervis Bardhi në kategorinë 65 kg dhe Albin Peposhi në kategorinë 92 kg.

Pjesëmarrja në këtë kampionat është një mundësi e rëndësishme për sportistët e rinj kuqezi që të fitojnë përvojë ndërkombëtare dhe të synojnë rezultate sa më të mira për flamurin shqiptar. Trajnerë të Kombëtares në këtë aktivitet do të jenë Ermal Kryeziu dhe Boris Frrokaj.

PANORAMASPORT.AL