Nga Ze Maria te Klafuriç, Tirana mbyll ciklin 9-vjeçar! Hapet një kapitull i ri te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 22:23

Nga Ze Maria te Klafuriç, Tirana mbyll ciklin 9-vjeçar! Hapet një kapitull i ri te bardheblutë

Pas 9 vitesh e 3 ditësh nga hera e fundit që kishte, Tirana do të nisë fazën përgatitore e drejtuar nga një trajner i huaj. Prej 17 qershorit 2017 kur braziliani i famshëm Ze Maria mori drejtimin e skuadrës e deri më sot kur është prezantuar dhe drejtohet nga Dean Klafuriç, te bardheblutë gjithmonë fazën përgatitore të verës e ka drejtuar një trajner shqiptar.

klEdhe emërimet dhe drejtimet e Tiranës gjatë viteve të fundit kanë qenë të dominuara nga emra vendës. Duke hequr Emanuel Egbonë, që ka pasaportë shqiptare, në nëntë vitet e fundit, i huaji i vetëm që ka drejtuar 55 ditë bardheblutë, quhet Roberdo Bordin. Pjesa tjetër e teknikëve, më saktë 10, kanë qenë shqiptarë. Një dominim vendës, që ka lënë shenja pozitive dhe negative tek ekipi bardheblu, me tituj, por edhe trajnerë që kanë dështuar në mënyrë spektakolare, paçka fjalëve dhe premtimeve të mëdha apo organikës që gjithmonë ka qenë e plotë, por jo e mirëmenaxhuar nga ata që uleshin në stol.

KROATI – E tashmja është ndryshe. Nga pasditja e së hënës, Tirana do të ndërmarrë një “udhëtim të ri”. E drejtuar nga një staf teknik i huaj dhe në krye një si Klafuriç, ekspert për skuadrat e mëdha ballkanase, bardheblutë zgjedhin një rrugë që këtë herë, duhet të jetë me doemos cilësore. Si skuadra, trajneri apo drejtuesit e çdo niveli e kanë të qartë. Objektivi i vënë nga presidenti Refi k Halili është një titull kampion. Trofe, që mungon prej vitesh në shtëpinë bardheblutë dhe në kryeqytet në përgjithësi.

sdg

SFIDAT E TRAJNERIT TË RI – Dean Klafuriç, sigurisht, si në çdo skuadër të re nuk do ta ketë të lehtë. Së pari është kultura e Shqipërisë dhe e futbollit shqiptar që duhet të zbulohet. Mosnjohja e kampionatit tonë, por edhe rindërtimi i skuadrës nga e para, janë pengesa serioze. Kroati duhet të zbulojë ambientin dhe qëllimin që ka klubi dhe tifozët. Titulli është minimalja që pranohet te Tirana, për të mos folur për diçka më shumë. Kundër ka kohën dhe rezultat që duhet të vijnë që në javët e para. Në krahun e tij, Dean Klafuriç ka qetësinë që gjithmonë rrethojnë trajnerët që punojnë te bardheblutë, trajnimin në nivele të larta dhe fi timin e titujve. Sigurisht, skuadra duhet të plotësohet sa më shpejt që të udhëtojë drejt Turqisë me të gjitha pjesët. Fundja, Klafuriç vjen për qëllime të mëdha. Jo më kot nuk është zgjedhur një si ai me CV të nivelit të lartë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL