Një tjetër trajner largohet pas eliminimit nga Botërori, i lë vendin ikonës së Barcelonës: Është mëse i kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 22:37

Një tjetër trajner largohet pas eliminimit nga Botërori, i lë vendin ikonës së Barcelonës: Është mëse i kualifikuar

“Ëndrra përfundoi, por jemi pranë të mëdhenjve. Lojtarët i fitojnë ndeshjet, trajnerët i humbasin. Ndeshjen e humba unë”.

dfdsffdsdfsfsdsdf

Këto ishin fjalët me të cilat trajneri i Meksikës, Havier Aguirre, komentoi humbjen përballë Anglisë në Kupën e Botës duke komunikuar më pas largimin e tij të menjëhershëm nga drejtimi i ekipit. “Këto 5 ndeshje kanë qenë të paharrueshme. I jap lamtumirën ekipit, por largohem me shumë krenari”, tha ai.

Drejtimi i skuadrës do i kalojë Rafael Markez, ish-mbrojtësit të njohur të Meksikës i cili për shumë vite ka qenë pjesë e Barcelonës. Në vitet e fundit, ai ka qenë ndihmëstrajner në radhët e Meksikës.

“E kam pasur si lojtar dhe tani e kam edhe si koleg. Është mëse i kualifikuar. Kam fjalë mirënjohjeje dhe gatishmërie, do të jem gjithmonë aty gati për çfarëdo gjëje që t’i nevojitet. Ai është një person me vlera, një trajner i madh, do ta shihni. Shpresoj që të bëjë edhe më mirë”, tha Aguirre.

PANORAMASPORT.AL