Dieta e “përbindëshit” Erling Haland, çfarë ha ylli norvegjez që eliminoi Brazilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 23:29

Dieta e “përbindëshit” Erling Haland, çfarë ha ylli norvegjez që eliminoi Brazilin

Përbindëshi Erling Haland është sërish në qendër të vëmendjes në botën e futbollit, jo vetëm për golat, por edhe për fizikun dhe performancën e tij të jashtëzakonshme.

Haaland-5978113

Po çfarë ha ylli i Norvegjisë që është në këtë formë fantastike? Sipas raportimeve, dieta e tij arrin deri në rreth 6000 kalori në ditë, e hartuar nga familja dhe një nutricionist. Ajo bazohet kryesisht në ushqime natyrale dhe të papërpunuara, duke shmangur produktet industriale.

Në menynë e tij përfshihen mish viçi, mëlçi, vezë, bukë me brumë të thartë, mjaltë i papërpunuar, qumësht dhe biftekë të mëdhenj. Ai konsumon gjithashtu peshk si levrek, shparg dhe oriz me vezë.

Para ndeshjeve në shtëpi, babai i tij i përgatit lazanja, një ritual që është bërë i njohur edhe brenda futbollit elitar.

Haland ka deklaruar më herët se për të është thelbësore cilësia e ushqimit dhe origjina e tij natyrale, duke theksuar rëndësinë e produkteve të freskëta dhe të papërpunuara në performancën sportive.

PANORAMASPORT.AL