Roberto Martinez bëhet viktima e radhës, vazhdon mallkimi i trajnerëve që drejtojnë kundër vendit të tyre
Roberto Martinez është shumë pranë largimit nga drejtimi i përfaqësueses së Portugalisë pas eliminimit përballë Spanjës në Kupën e Botës. Një ndeshje kundër vendit të origjinës të cilin spanjolli nuk e mposhti dot.

Kështu, as ai nuk arriti të thyente “tabunë” e madhe të Kupës së Botës, pasi në historinë e saj, asnjë trajner nuk ka mundur të fitojë në ndeshje me eliminim direkt kundër vendit të origjinës. Martinez ishte i 7-i në listën që nisi që nga viti i largët 1938.
7 NDESHJET
Nagi/ Suedi 1-5 Hungari (1938)
Rapan / Zvicër 5-7 Austri (1954)
Didi / Peru 2-4 Brazil (1970)
La Volpe / Meksikë 1-2 Argjentinë (2006)
Regragui / Marok 0-2 Francë (2022)
Petkovicc / Algjeri 0-2 Zvicër (2026)
Roberto Martinez / Portugali 0-1 Spanjë (2026)
PANORAMASPORT.AL













