Nuk rikuperohet në kohë, Dinamo humbet lojtarin e rëndësishëm për ndeshjen e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 10:06

Nuk rikuperohet në kohë, Dinamo humbet lojtarin e rëndësishëm për ndeshjen e Europës

Dinamo do të zbresë në fushë ndaj Astanës në Ligën e Konferencës pa shërbimet e Faton Nezirit, i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për këtë sfidë të rëndësishme europiane.

neziri

Mbrojtësi ka pasur probleme me muskujt e barkut, shqetësime që e kanë mbajtur jashtë procesit normal stërvitor me grupin në ditët e fundit. Për këtë arsye, stafi teknik dhe ai mjekësor kanë vendosur që lojtari të mos grumbullohet për ndeshjen, duke qenë të bindur se lojtari nuk do të japë kontribut dhe i japin mundësi që të rikuperohet në kohë për takimin e së enjtes.

Neziri po ndjek një program të veçantë rikuperimi dhe sipas parashikimeve të para, ai pritet të jetë sërish në dispozicion vetëm në fillim të kampionatit, ku do të bashkohet plotësisht me skuadrën për ndeshjet zyrtare të sezonit në ri në Superiore, teksa sezonin e fundit ishte ndër më të dalluarit. Vendin e Nezirit, me shumë gjasa në krah do ta zërë Përndreca, i afruar nga Bylisi.

PANORAMASPORT.AL