Do të qëndrojë në Barcelonë, klubi i plotëson dëshirën Hansi Flikut për mbrojtësin
Zhoao Kanselo do të vazhdojë aventurën e tij te Barcelona. Sipas radiostacionit spanjoll Cadena COPE , është arritur një marrëveshje midis klubit katalanas dhe Al-Hilal për të përcaktuar të ardhmen e mbrojtësit portugez.

Kanselo, aktualisht nën kontratë me klubin saudit deri në vitin 2027, nuk do të kthehet në Arabi. Marrëveshja fillimisht përfshin një huazim të ri gjashtëmujor, pas së cilës mbrojtësi i krahut do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Barcelonën. Për të përfunduar marrëveshjen, klubi spanjoll pritet t’i paguajë afërsisht 10 milionë euro Al-Hilal, duke siguruar kështu një lojtar me përvojë të lartë për skuadrën e Hansi Flik.
32-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë kampit të tyre stërvitor parasezonal në Angli, gati për të filluar një sezon të ri me qëllimin për të krijuar një rol kyç për veten në projektin blaugrana.
PANORAMASPORT.AL













