NOT/ 19-vjeçarja mahnit në 200 metra flutur, thyen rekordin e fundit të “epokës së kostumeve të ndaluara”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 14:40

NOT/ 19-vjeçarja mahnit në 200 metra flutur, thyen rekordin e fundit të “epokës së kostumeve të ndaluara”

Një kombinim i jashtëzakonshëm mes Summer McIntosh, notares më të gjithanshme të momentit, dhe Bob Bowman, trajnerit që krijoi legjendën Michael Phelps, po e çon notin e femrave në një dimension të ri.

fgh

Mbrëmjen e së dielës, në pishinën olimpike të Montrealit, 19-vjeçarja kanadeze përshkoi 200 metrat flutur në kohën 2:01.65, duke thyer bindshëm një rekord botëror që kishte mbetur i paprekur për më shumë se 6.000 ditë. Rekordi që u rrëzua ishte ai i kinezes Liu Zige (2:01.81), vendosur në tetor të vitit 2009, në fund të një periudhe dyvjeçare kur notarët më të mirë të botës rishkruan historinë e rekordeve të notit falë kostumeve të poliuretanit.

Këto kostume, të cilat kërkonin deri në 45 minuta për t’u veshur, u ndaluan zyrtarisht në vitin 2010. Rekordi i Liu ishte simbolikisht edhe rekordi i fundit botëror në konkurrimin e femrave që kishte mbijetuar nga ajo epokë. Pas garës, McIntosh u shpreh se ky kishte qenë rekordi që kishte ëndërruar të thyente që në fëmijëri.

Ajo e kishte provuar edhe vitin e kaluar, por kishte mbetur vetëm 18 të qindtat larg suksesit. Me këtë rezultat, kanadezja tashmë mban katër rekorde botërore individuale në pishinë 50-metërshe: 200 dhe 400 metra stil i përzier, 400 metra stil i lirë dhe 200 metra flutur. Ajo bëhet notarja e parë që zotëron njëkohësisht katër rekorde botërore individuale në pishinë të gjatë pas suedezes Sarah Sjostrom.

PANORAMASPORT.AL