Ndeshja e parë në Ligën e Konferencës, Vllaznia me dy mungesa të sigurta kundër Malishevës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 15:20

Ndeshja e parë në Ligën e Konferencës, Vllaznia me dy mungesa të sigurta kundër Malishevës

Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta për ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës ndaj Malishevës. Trajneri nuk do të ketë në dispozicion Lirim Kastratin dhe Ensar Tafilin, të cilët për arsye të ndryshme nuk do të jenë pjesë e kësaj sfide.

Vllaznia Edi Martini

Kastrati vijon të jetë në fazën e rikuperimit nga dëmtimi dhe ende nuk është bashkuar plotësisht me grupin. Sulmuesi nuk konsiderohet gati për këtë takim, ndërsa stafi teknik nuk dëshiron të nxitojë me rikthimin e tij në fushë.

Ndërkohë, mungesa tjetër është ajo e Ensar Tafilit. Mesfushori 21-vjeçar do të jetë i pezulluar për këtë ndeshje, si pasojë e kartonit të kuq të marrë në sfi dën e kthimit ndaj Vikingurit në sezonin e kaluar.

Në atë takim, Vllaznia u mposht me rezultatin 4-2, ndërsa pezullimi i mbartur bën që Tafilita ndjekë përballjen me Malishevën nga tribunat. Përtej këtyre dy mungesave të konfi rmuara, pjesa tjetër e grupit pritet të jetë në dispozicion të stafi t teknik. Në ditët e mbetura deri në sfi dën europiane, vëmendja do të jetë te përgatitja e skuadrës dhe përcaktimi i formacionit që do të zbresë në fushë ndaj Malishevës.

PANORAMASPORT.AL