Kurtua nuk kursen talljet kundër SHBA: I ndëshkuam për mungesën e respektit, më i vështirë ishte Senegali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 18:14

Kurtua nuk kursen talljet kundër SHBA: I ndëshkuam për mungesën e respektit, më i vështirë ishte Senegali

Tibo Kurtua nuk ka kursyer talljet ndaj SHBA pasi Belgjika nxori nga Botërori organizatorët me një fitore bindëse 4-1 që nuk la vend për diskutime. Portieri i Belgjikës nuk u përmbajt aspak duke folur për gazetarët pas ndeshjes.

sdfdfsdfsdfsdfsdf

“Ndëshkuam mungesën e respektit që amerikanët treguan ndaj nesh në ditët e fundit”, ishin fillimisht fjalët e portierit të Real Madrid, i cili foli hapur për cilësinë e ekipit të vendit organizator, që sipas tij kishte më shumë publicitet se sa meritonte.

“Lexoj disa gjëra dhe më vjen të qesh. E kuptoj që duan të krijojnë vëmendje ndaj SHBA, por sot ishte më e sigurt të fitonim në krahasim me ndeshjen ndaj Senegalit, që ka një skuadër më të mirë se ajo amerikane”, vijoi ai, duke saktësuar në vijim se ekipi kishte arritur objektivin që i kishte vënë vetes.

“Objektivi ynë ishte të arrinim në çerekfinale. Çdo gjë që vjen nga ky moment e në vijim do të jetë një bonus”, tha veterani i Belgjikës.

PANORAMASPORT.AL